Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 36:8-18 Bibla Shqip (ALBB)

8. Por në rast se janë të lidhur me zinxhirë dhe të mbajtur me veriga pikëllimi,

9. atëherë u tregon veprat e tyre dhe shkeljet e tyre, sepse u është rritur mendja.

10. Kështu ai ua hap veshët për t'u ndrequr dhe i nxit të largohen nga e keqja.

11. Në rast se ata e dëgjojnë dhe nënshtrohen, do t'i mbarojnë ditët e tyre në mirëqenie dhe vitet e tyre në gëzime;

12. por, në rast se nuk e dëgjojnë, do të vdesin nga shpata, do të vdesin pa ardhur në vete.

13. Por të pabesët nga zemra mbledhin zemërimin, nuk bërtasin për të kërkuar ndihmë,

14. kështu ata vdesin ende të rinj, dhe jeta e tyre mbaron midis sodomitëve.

15. Perëndia çliron të pikëlluarit me anë të pikëllimit të tyre dhe u hap veshët me anë të fatkeqësisë.

16. Ai dëshiron të të largojë edhe ty nga kafshimi i fatkeqësisë, që të të çojë në një vend të gjerë pa kufizim, me një tryezë të shtruar me ushqime të shijshme.

17. Por ti je mbushur me mendimin e njeriut të keq, dhe gjykimi e drejtësia do të të kapin.

18. Në rast se ekziston zemërimi, ki kujdes që ai të mos të të fshijë me një goditje të vetme, sepse një shumë e madhe parash nuk do të mund të largonte.

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 36