Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 36:4-17 Bibla Shqip (ALBB)

4. Sigurisht fjalët e mia nuk janë të rreme; para teje ke një njeri me njohuri të përsosur.

5. Ja, Perëndia është i fuqishëm, por nuk përçmon njeri; është i fuqishëm në forcën e diturisë së tij.

6. Ai nuk e lë të jetojë njeriun e keq dhe u siguron drejtësinë të shtypurve.

7. Nuk i heq sytë nga të drejtët, por bën që të ulen përgjithnjë me mbretërit mbi fronin; kështu ata rrinë lart.

8. Por në rast se janë të lidhur me zinxhirë dhe të mbajtur me veriga pikëllimi,

9. atëherë u tregon veprat e tyre dhe shkeljet e tyre, sepse u është rritur mendja.

10. Kështu ai ua hap veshët për t'u ndrequr dhe i nxit të largohen nga e keqja.

11. Në rast se ata e dëgjojnë dhe nënshtrohen, do t'i mbarojnë ditët e tyre në mirëqenie dhe vitet e tyre në gëzime;

12. por, në rast se nuk e dëgjojnë, do të vdesin nga shpata, do të vdesin pa ardhur në vete.

13. Por të pabesët nga zemra mbledhin zemërimin, nuk bërtasin për të kërkuar ndihmë,

14. kështu ata vdesin ende të rinj, dhe jeta e tyre mbaron midis sodomitëve.

15. Perëndia çliron të pikëlluarit me anë të pikëllimit të tyre dhe u hap veshët me anë të fatkeqësisë.

16. Ai dëshiron të të largojë edhe ty nga kafshimi i fatkeqësisë, që të të çojë në një vend të gjerë pa kufizim, me një tryezë të shtruar me ushqime të shijshme.

17. Por ti je mbushur me mendimin e njeriut të keq, dhe gjykimi e drejtësia do të të kapin.

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 36