Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 36:23-33 Bibla Shqip (ALBB)

23. Vallë, kush mund t'i imponojë rrugën që duhet ndjekur dhe kush mund t'i thotë: "Ti ke bërë keq"?

24. Kujtohu të lartësosh veprat e tij, që njerëzit i kanë kënduar;

25. tërë njerëzit i admirojnë, vdekatari mund t'i soditë nga larg.

26. Po, Perëndia është i madh, por ne nuk e njohim, dhe numri i viteve të tij është i panjohshëm.

27. Ai tërheq atje lart pikat e ujit në formë avulli, i cili dendësohet pastaj në shi,

28. që retë zbrazin dhe lëshojnë mbi njeriun në sasi të madhe.

29. Kush mund të kuptojë shtjellimin e reve, shungullimën që shpërthen në çadrën e tij?

30. Ja, ai përhap rreth vetes dritën e tij dhe mbulon thellësitë e detit.

31. Me anë të tyre dënon popujt dhe jep ushqime me shumicë.

32. Mbulon duart me rrufetë dhe i urdhëron ato të godasin shenjën.

33. Bubullima flet për të, edhe bagëtia e ndjen furtunën që po vjen.

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 36