Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 35:1-11 Bibla Shqip (ALBB)

1. Elihu vazhdoi të flasë dhe tha:

2. "A të duket një gjë e drejtë kur thua: "Jam më i drejtë se Perëndia"?

3. Në fakt ke thënë: "Ç'dobi ke? Çfarë dobie do të kisha nga mëkati im?".

4. Do të të përgjigjem ty dhe miqve të tu bashkë me ty.

5. Sodite qiellin dhe shiko me kujdes; shih retë, që ndodhen më lart se ti.

6. Në qoftë se ti mëkaton, çfarë efekti ka mbi të? Në qoftë se ti i shumëzon prapësitë e tua çfarë dëmi i shkakton?

7. Në rast se je i drejtë, çfarë i jep, ose çfarë merr ai nga dora jote?

8. Ligësia jote mund të dëmtojë vetëm një njeri si ti, dhe drejtësia jote mundet t'i sjellë vetëm dobi birit të një njeriu.

9. Ngrihet zëri për numrin e madh të shtypjeve, ngrihet zëri për të kërkuar ndihmë për shkak të dhunës së të fuqishmëve;

10. por asnjeri nuk thotë: "Ku është Perëndia, krijuesi im, që natën të jep këngë gëzimi,

11. që na mëson më tepër gjëra se sa kafshëve të fushave dhe na bën më të urtë se zogjtë e qiellit?"

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 35