Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 32:6-15 Bibla Shqip (ALBB)

6. Kështu Elihu, bir i Barakelit, Buzitit, mori fjalën dhe tha: "Unë jam akoma i ri me moshë dhe ju jeni pleq; prandaj ngurrova dhe pata frikë t'ju parashtroj mendimin tim.

7. Thoja: "Do të flasë mosha dhe numri i madh i viteve do t'u mësojë diturinë".

8. Por te njeriu ka një frymë, dhe është fryma i të Plotfuqishmit që i jep zgjuarsinë.

9. Nuk janë detyrimisht të mëdhenjtë që kanë diturinë ose pleqtë që kuptojnë drejtësinë.

10. Prandaj them: Dëgjomëni, do të shtroj edhe unë mendimin tim.

11. Ja, prita fjalimet tuaja, dëgjova argumentet tuaja, ndërsa kërkonit të thoshit diçka.

12. Ju kam ndjekur me vëmendje, dhe ja, asnjëri prej jush nuk e bindi Jobin ose nuk iu përgjigj fjalëve të tij.

13. Mos thoni, pra: "Kemi gjetur diturinë; vetëm Perëndia mund ta mundë plotësisht, por jo njeriu!".

14. Ai nuk i ka drejtuar fjalimet e tij kundër meje, prandaj nuk do t'i përgjigjem me fjalët tuaja.

15. Janë hutuar, nuk përgjigjen më, nuk gjejnë fjalë.

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 32