Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 32:18-22 Bibla Shqip (ALBB)

18. Sepse kam plot fjalë dhe fryma përbrenda më detyron.

19. Ja, gjiri im është si vera që nuk ka një shfrim, si shakujt e rinj, gati për të plasur.

20. Do të flas, pra, për të pasur një lehtësim të vogël, do të hap buzët dhe do të përgjigjem.

21. Tani më lejoni të flas pa treguar anësi me asnjë dhe pa i bërë lajka kurrkujt;

22. sepse unë nuk di të bëj lajka, përndryshe Krijuesi im do të më hiqte shpejt nga mesi".

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 32