Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 31:6-15 Bibla Shqip (ALBB)

6. le të më peshojë me një peshore të saktë, dhe Perëndia do ta njohë ndershmërinë time.

7. Në qoftë se hapat e mia kanë dalë nga rruga e drejtë, dhe në qoftë se zemra ime ka ndjekur sytë e mi, apo në se ndonjë njollë u është ngjitur duarve të mia,

8. le të mbjell unë dhe një tjetër të hajë, dhe pasardhësit e mi u çrrënjosshin.

9. Në rast se zemra ime është mashtruar nga një grua dhe kam përgjuar në portën e të afërmit tim,

10. gruaja ime le të bluajë për një tjetër dhe të tjerë u përkulshin mbi të.

11. Sepse kjo do të ishte një mbrapshti, një faj që duhet të dënohet nga gjyqtarët,

12. një zjarr që konsumon deri në Abadon, dhe do të kishte shkatërruar deri në rrënjë gjithë të korrat e mia.

13. Në rast se kam hedhur poshtë të drejtën e shërbëtorit tim dhe të shërbëtores sime, kur po grindeshin me mua,

14. çfarë do të bëja kur Perëndia të ngrihej kundër meje, dhe si do t'i përgjigjesha kur të më kërkonte llogari?

15. Ai që më ka bërë mua në barkun e nënës, a nuk e ka bërë edhe atë? A nuk ka qenë po ai Perëndi që na ka krijuar në bark?

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 31