Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 31:3-12 Bibla Shqip (ALBB)

3. A nuk është vallë fatkeqësia për njeriun e çoroditur dhe mjerimi për atë që kryen të keqen?

4. Nuk i shikon ai tërë rrugët e mia dhe nuk i numëron të gjitha hapat që bëj?

5. Në rast se kam vepruar me falsitet, ose në rast se këmba ime është shpejtuar të ndjekë mashtrimin,

6. le të më peshojë me një peshore të saktë, dhe Perëndia do ta njohë ndershmërinë time.

7. Në qoftë se hapat e mia kanë dalë nga rruga e drejtë, dhe në qoftë se zemra ime ka ndjekur sytë e mi, apo në se ndonjë njollë u është ngjitur duarve të mia,

8. le të mbjell unë dhe një tjetër të hajë, dhe pasardhësit e mi u çrrënjosshin.

9. Në rast se zemra ime është mashtruar nga një grua dhe kam përgjuar në portën e të afërmit tim,

10. gruaja ime le të bluajë për një tjetër dhe të tjerë u përkulshin mbi të.

11. Sepse kjo do të ishte një mbrapshti, një faj që duhet të dënohet nga gjyqtarët,

12. një zjarr që konsumon deri në Abadon, dhe do të kishte shkatërruar deri në rrënjë gjithë të korrat e mia.

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 31