Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 31:1-19 Bibla Shqip (ALBB)

1. "Unë kisha bërë një besëlidhje me sytë e mi; si mund ta fiksoja, pra, shikimin mbi një virgjëreshë?

2. Cili është fati që më ka caktuar Perëndia nga atje lart dhe trashëgimia e të Plotfuqishmit nga vendet e larta?

3. A nuk është vallë fatkeqësia për njeriun e çoroditur dhe mjerimi për atë që kryen të keqen?

4. Nuk i shikon ai tërë rrugët e mia dhe nuk i numëron të gjitha hapat që bëj?

5. Në rast se kam vepruar me falsitet, ose në rast se këmba ime është shpejtuar të ndjekë mashtrimin,

6. le të më peshojë me një peshore të saktë, dhe Perëndia do ta njohë ndershmërinë time.

7. Në qoftë se hapat e mia kanë dalë nga rruga e drejtë, dhe në qoftë se zemra ime ka ndjekur sytë e mi, apo në se ndonjë njollë u është ngjitur duarve të mia,

8. le të mbjell unë dhe një tjetër të hajë, dhe pasardhësit e mi u çrrënjosshin.

9. Në rast se zemra ime është mashtruar nga një grua dhe kam përgjuar në portën e të afërmit tim,

10. gruaja ime le të bluajë për një tjetër dhe të tjerë u përkulshin mbi të.

11. Sepse kjo do të ishte një mbrapshti, një faj që duhet të dënohet nga gjyqtarët,

12. një zjarr që konsumon deri në Abadon, dhe do të kishte shkatërruar deri në rrënjë gjithë të korrat e mia.

13. Në rast se kam hedhur poshtë të drejtën e shërbëtorit tim dhe të shërbëtores sime, kur po grindeshin me mua,

14. çfarë do të bëja kur Perëndia të ngrihej kundër meje, dhe si do t'i përgjigjesha kur të më kërkonte llogari?

15. Ai që më ka bërë mua në barkun e nënës, a nuk e ka bërë edhe atë? A nuk ka qenë po ai Perëndi që na ka krijuar në bark?

16. Në rast se u kam refuzuar të varfërve atë që dëshironin dhe bëra të veniten sytë e gruas së ve,

17. në rast se e hëngra vetëm copën e bukës pa i dhënë një pjesë jetimit,

18. (por që në rininë time unë e rrita si një baba, dhe që në bark të nënës sime e kam ndihmuar gruan e ve)

19. në rast se kam parë dikë të vdesë për mungesë rrobash ose një të varfër që nuk kishte me se të mbulohej,

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 31