Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 30:23-31 Bibla Shqip (ALBB)

23. E di në të vërtetë që ti më çon në vdekje, në shtëpinë ku mblidhen gjithë të gjallët.

24. me siguri nuk do ta shtrijë dorën e tij te varri, megjithëse në fatkeqësinë e tij bërtet për të kërkuar ndihmë.

25. A nuk kam qarë vallë për atë që ishte në fatkeqësi, dhe a nuk jam hidhëruar për të varfrin?

26. Kur prisja të mirën, erdhi e keqja; kur prisja dritën, erdhi errësira.

27. Zorrët e mia ziejnë pa pushim, kanë ardhur për mua ditë vuajtjesh.

28. Shkoj rreth e qark i nxirë, krejt, por jo nga dielli; ngrihem në kuvend dhe bërtas për të kërkuar ndihmë.

29. Jam bërë vëlla me çakallin dhe shok me strucin.

30. Lëkura ime që më mbulon është nxirë dhe kockat e mia digjen nga nxehtësia.

31. Qestja ime shërben vetëm për vajtime dhe flauti im për tinguj vajtues.

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 30