2. Fundja, për çfarë do të më shërbente forca e duarve të tyre? Fuqia e tyre është shkatërruar.
3. Të sfilitur nga skamja dhe nga uria, ikin natën në shkretëtirën e shkretuar dhe shterpë,
4. duke shkulur bar të hidhur pranë gëmushave dhe rrënjë gjineshtre për ushqimin e tyre.
5. Janë përzënë nga mjediset prej njerëzve që ulërijnë prapa tyre si të ishin vjedhës.
6. Janë të detyruar të jetojnë në skërkat e luginave, në shpellat e tokës dhe midis shkëmbinjve;
7. ulërijnë midis kaçubeve dhe shtrëngohen bashkë nën ferrishtat;
8. njerëz budallenj, po, njerëz pa vlerë, të dëbuar nga vendi i tyre.
9. Tani jam bërë kënga e tyre e talljes, po, jam bërë gazi i tyre.
10. Kanë tmerr nga unë, rrinë larg meje dhe nuk ngurrojnë të më pështyjnë në fytyrë.
11. Meqenëse Perëndia ka lëshuar disi litarin e çadrës sime dhe më ka poshtëruar, ata kanë thyer çdo fre para meje.