Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 27:12-20 Bibla Shqip (ALBB)

12. Por ju të gjithë i keni vënë re këto gjëra, pse, pra, silleni në mënyrë kaq të kotë?

13. Ky është fati që Perëndia i rezervon njeriut të keq, trashëgimia që njerëzit që përdorin dhunën marrin nga i Plotfuqishmi.

14. Në rast se ka një numër të madh bijsh, këta i destinohen shpatës, dhe trashëgimtarët e tij nuk do të kenë bukë për t'u ngopur.

15. Ata që do të mbijetojnë pas tij do të varrosen nga vdekja dhe të vejat e tyre nuk do të qajnë.

16. Në rast se grumbullon argjend si pluhur dhe mbledh rroba si baltë,

17. ai i grumbullon, por do t'i veshë i drejti, dhe argjendin do ta ndajë i pafajshmi.

18. Ai ndërton shtëpinë e tij si një mole, si një kasolle që e ka bërë një rojtar.

19. I pasuri bie në shtrat, por nuk do të bashkohet me njerëzit e tij; hap sytë dhe nuk është më.

20. Tmerri e kap në befasi si ujërat; në mes të natës një furtunë e rrëmben tinëzisht.

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 27