Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 26:2-14 Bibla Shqip (ALBB)

2. ose si e ke ndihmuar krahun pa forcë?

3. Si e ke këshilluar atë që nuk ka dituri, dhe çfarë njohurish të mëdha i ke komunikuar?

4. Kujt ia ke drejtuar fjalët e tua, dhe e kujt është fryma që ka dalë prej teje?

5. Të vdekurit dridhen nën ujërat, dhe kështu bëjnë edhe banorët e tyre.

6. Para atij Sheoli është i zbuluar, Abadoni është pa vel.

7. Ai shtrin veriun në zbrazëti dhe e mban tokën pezull mbi hiçin.

8. I mbyll ujërat në retë e tij, por ato nuk çahen nën peshën e tyre.

9. E mbulon pamjen e fronit të tij, duke shtrirë mbi të retë e tij.

10. Ka shënuar një kufi të veçantë mbi sipërfaqen e ujërave, në kufirin e dritës me terrin.

11. Kolonat e qiellit dridhen dhe habiten nga kërcënimi i tij.

12. Me forcën e tij qetëson detin, me zgjuarsinë tij ka rrëzuar Rahabin.

13. Me Frymën e tij ka zbukuruar qiejt, dora e tij ka shpuar tejpërtej gjarprin dredharak.

14. Ja, këto janë vetëm thekët e veprave të tij. Ç'murmurimë të lehtë të tij arrijmë të dëgjojmë! Por vallë kush do të arrijë të kuptojë gjëmimin e fuqisë së tij?

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 26