Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 24:1-13 Bibla Shqip (ALBB)

1. "Pse vallë i Plotfuqishmi nuk i rezervon vetes kohëra dhe ata që e njohin nuk shohin ditët e tij?

2. Disa zhvendosin kufijtë, marrin me forcë kopetë dhe i çojnë në kullotë;

3. u marrin gomarin jetimëve dhe marrin peng kaun e gruas së ve;

4. i shtyjnë jashtë rruge nevojtarët, kështu tërë të varfrit e vendit janë të detyruar të fshihen.

5. Ja ku janë, si gomarë të egër në shkretëtirë dalin në punën e tyre herët në mëngjes për të kërkuar ushqim; shkretëtira jep ushqim për ta dhe për bijtë e tyre.

6. Mbledhin forazhin e tyre në fushat dhe mbledhin vilet e pavjela në vreshtin e të pabesit.

7. E kalojnë natën lakuriq, pa rroba, dhe nuk kanë me se të mbulohen nga të ftohtit.

8. Të lagur nga rrebeshet që vijnë nga malet, për mungesë strehe shtrëngohen pas shkëmbinjve.

9. Të tjerë e rrëmbejnë nga gjiri jetimin dhe marrin pengje nga të varfrit.

10. E detyrojnë të varfrin të shkojë pa rroba dhe u marrin duajt të uriturve.

11. Bëjnë vaj midis mureve të të pabesëve, e shtrydhin rrushin në trokull, por kanë etje.

12. Vajtimi i atyre që po vdesin ngrihet nga qyteti, shpirti i të plagosurve kërkon ndihmë, por Perëndia nuk i vë mend të keqes që u ka bërë.

13. Të tjerë janë armiq të dritës, nuk njohin rrugët e saj dhe nuk qëndrojnë në shtigjet e saj.

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 24