Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 22:6-16 Bibla Shqip (ALBB)

6. Pa arsye në fakt ti merrje pengje nga vëllezërit e tu dhe i zhvishje të zhveshurit nga rrobat e tyre.

7. Nuk i jepje ujë të lodhurit dhe i refuzoje bukën të uriturit.

8. Toka i përkiste njeriut të fuqishëm dhe banonte në të njeriu i nderuar.

9. E ktheje gruan e ve me duar bosh, dhe krahët e jetimëve ishin të këputur.

10. Ja pse je rrethuar kudo nga leqe dhe drithma të papritura të turbullojnë,

11. ose një errësirë nuk të lejon të shikosh dhe një vërshim uji të përmbyt.

12. A nuk është Perëndia lart në qiejt? Shiko yjet e larta, sa lart ndodhen!

13. Dhe ti thua: "Çfarë di Perëndia? A mund të gjykojë nëpërmjet territ të dendur?

14. Re të dendura e mbulojnë dhe kështu nuk mund të shikojë, dhe shëtit mbi kupën e qiejve".

15. A dëshiron ti të ndjekësh rrugën e lashtë të përshkruar prej kohe nga njerëzit e këqij,

16. që e çuan larg para kohe, dhe themelin e të cilëve e mori një lum që vërshonte?

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 22