30. Njerëzit e këqij në fakt shpëtojnë ditën e shkatërrimit dhe çohen në shpëtim ditën e zemërimit.
31. Kush e qorton për sjelljen e tij dhe kush i jep shpagim për atë që ka bërë?
32. Atë e çojnë në varr dhe i bëjnë roje varrit të tij.
33. Plisat e luginës do të jenë të ëmbël për të; tërë njerëzia do ta ndjekë, ndërsa një mori pa fund i shkon para.
34. Si mund të më ngushëlloni pra, me fjalë të kota, kur nga fjalët tuaja nuk mbetet veçse gënjeshtra?".