18. A janë ata si kashta përpara erës ose si byku që e merr me vete stuhia?
19. Ju thoni se Perëndia ruan dënimin e paudhësisë së dikujt për bijtë e tij. Ta shpaguajë Perëndia, që ai të mund ta kuptojë.
20. Të shohë me sytë e tij shkatërrimin e vet dhe të pijë nga zemërimi i të Plotfuqishmit!
21. Çfarë i hyn në punë në fakt shtëpia e tij mbas vdekjes, kur numri i muajve të tij është mbushur?
22. A mundet ndokush t'i mësojë Perëndisë njohuri, atij që gjykon ata që ndodhen atje lart?
23. Dikush vdes kur ka plot fuqi, i qetë dhe i sigurt;
24. ka kovat plot me qumësht dhe palca e kockave të tij është e freskët.
25. Një tjetër përkundrazi vdes me shpirt të hidhëruar, pa e shijuar kurrë të mirën.
26. Që të dy dergjen bashkë në pluhur dhe krimbat i mbulojnë.
27. Ja, unë i njoh mendimet tuaja dhe planet me të cilat doni të ushtroni dhunën kundër meje.
28. Në fakt ju thoni: "Ku është shtëpia e princit, dhe ku është çadra, banesa e njerëzve të këqij?".