Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 21:1-15 Bibla Shqip (ALBB)

1. Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:

2. "Dëgjoni me kujdes atë që kam për të thënë, dhe kjo të jetë kënaqësia që më jepni.

3. Kini durim me mua dhe më lini të flas dhe, kur të kem folur, edhe talluni me mua.

4. A ankohem vallë për një njeri? Dhe pse fryma ime nuk duhet të trishtohet?

5. Shikomëni dhe habituni, dhe vini dorën mbi gojë.

6. Kur e mendoj, më zë frika dhe mishi im fillon të dridhet.

7. Pse, pra, jetojnë të pabesët dhe pse plaken dhe shtojnë pasuritë e tyre?

8. Pasardhësit e tyre fuqizohen bashkë me ta nën vështrimet e tyre dhe fëmijët e tyre lulëzojnë në sytë e tyre.

9. Shtëpitë e tyre janë në siguri, pa tmerre, dhe fshikulli i Perëndisë nuk rëndon mbi ta.

10. Demi i tyre mbars dhe nuk gabon, lopa e tyre pjell pa dështuar.

11. Dërgojnë jashtë si një kope të vegjlit e tyre dhe bijtë e tyre hedhin valle.

12. Këndojnë në tingujt e timpanit dhe të qestes dhe kënaqen me zërin e flautit.

13. I kalojnë në mirëqenie ditët e tyre, pastaj një çast zbresin në Sheol.

14. Megjithatë i thoshin Perëndisë: "Largohu nga ne, sepse nuk dëshirojmë aspak të njohim rrugët e tua.

15. Kush është i Plotfuqishmi të cilit duhet t'i shërbejmë? Ç'përfitojmë veç kësaj kur e lusim?".

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 21