Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 20:4-18 Bibla Shqip (ALBB)

4. A nuk e di ti që gjithnjë, qysh prej kohës që njeriu u vu mbi tokë,

5. triumfi i të këqijve zgjat pak dhe gëzimi i të pabesëve zgjat vetëm një çast?

6. Edhe sikur madhështia e tij të arrinte deri në qiell dhe koka e tij të prekte retë,

7. ai do të vdesë për gjithmonë si jashtëqitjet e tij; ata që e kanë parë do të thonë: "Ku është?".

8. Do të fluturojë si një ëndërr dhe nuk do të gjendet më; do të zhduket si një vegim nate.

9. Syri që e shihte, nuk do ta dallojë më; edhe banesa e tij nuk do ta shohë më.

10. Bijtë e tij do të kërkojnë të fitojnë favorin e të varfërve dhe duart e tij do të rivendosin pasurinë e tij.

11. Forca rinore që i mbushte kockat do të dergjet në pluhur bashkë me të.

12. Edhe sikur e keqja të jetë e ëmbël në gojën e tij, ai e fsheh atë nën gjuhë,

13. nuk lejon që të dalë që andej por vazhdon ta mbajë në gojë.

14. Por ushqimi i tij, që është në zorrët e veta transformohet dhe bëhet një helm gjarpri brenda tij.

15. Ai do të vjellë pasuritë që ka gëlltitur; vetë Perëndia do t'ia nxjerrë nga barku.

16. Ai ka thithur helm gjarpri, gjuha e një nepërke do ta vrasë.

17. Nuk ka për të parë më lumenj as përrenj që rrjedhin me mjaltë dhe gjalpë.

18. Do të kthejë atë për të cilën është lodhur pa e vënë aspak në gojë; nuk do të ketë asnjë gëzim nga përfitimet e tregtisë së tij.

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 20