Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 16:12-22 Bibla Shqip (ALBB)

12. Jetoja i qetë, por ai më shkatërroi, më kapi për qafe dhe më bëri copë-copë, dhe më shndërroi në objekt goditjeje.

13. Harkëtarët e tij më rrethojnë në çdo anë, më shpon pa mëshirë veshkat, derdh për tokë vrerin tim.

14. Ai më sulmon vazhdimisht me forcë, më sulet si një luftëtar.

15. kam qepur një grathore mbi lëkurën time, e kam ulur ballin tim në pluhur,

16. Fytyra ime është e kuqe nga të qarat dhe mbi qepallat e mia po zë vend hija e vdekjes,

17. megjithëse nuk ka asnjë dhunë në duart e mia, dhe lutja ime është e pastër.

18. O tokë, mos e mbulo gjakun tim, dhe britma ime mos gjettë asnjë vend qetësimi.

19. Që tani, ja, dëshmitari im është në qiell, garanti im është lart.

20. Shokët e mi më përqeshin, por sytë e mi derdhin lot përpara Perëndisë.

21. Le të përkrahë ai arsyetimet e njeriut pranë Perëndisë, ashtu si bën njeriu me fqinjin e tij.

22. Do të kalojnë në të vërtetë edhe pak vjet akoma dhe unë do të shkoj pastaj në një rrugë pa kthim.

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 16