Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 15:6-19 Bibla Shqip (ALBB)

6. Jo unë, por vetë goja jote të dënon, dhe vetë buzët e tua dëshmojnë kundër teje.

7. A je ti vallë i pari njeri që ka lindur apo je formuar përpara kodrave?

8. A e ke dëgjuar ti këshillën sekrete të Perëndisë apo vetëm ti zotëruake diturinë?

9. Çfarë di ti që ne nuk e dimë, ose çfarë kupton ti që nuk e kuptojmë edhe ne?

10. Midis nesh ka njerëz flokëbardhë dhe pleq më të thinjur se ati yt.

11. Të duken gjëra të vogla përdëllimet e Perëndisë dhe fjalët e ëmbla që të drejton ty?

12. Pse, pra, zemra jote të çon larg dhe pse sytë e tu vetëtijnë,

13. duke e drejtuar zemërimin tënd kundër Perëndisë dhe duke nxjerrë nga goja jote fjalë të tilla?".

14. "Ç'është njeriu që ta konsiderojë veten të pastër dhe i linduri nga një grua për të qenë i drejtë?

15. Ja, Perëndia nuk u zë besë as shenjtorëve të tij dhe qiejt nuk janë të pastër në sytë e tij;

16. aq më pak një qenie e neveritshme dhe e korruptuar, njeriu, që e pi paudhësinë sikur të ishte ujë!

17. Dua të të flas, më dëgjo; do të të tregoj atë që kam parë,

18. atë që të urtit tregojnë pa fshehur asgjë nga sa kanë dëgjuar prej etërve të tyre,

19. të cilëve vetëm iu dha ky vend dhe pa praninë e asnjë të huaji në radhët e tyre.

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 15