Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 15:25-35 Bibla Shqip (ALBB)

25. sepse ka shtrirë dorën e tij kundër Perëndisë, ka sfiduar të Plotfuqishmin,

26. duke u hedhur me kokëfortësi kundër tij me mburojat e tij të zbukuruara me tokëza.

27. Ndonëse fytyra e tij është e mbuluar me dhjamë dhe ijët e tij janë fryrë nga shëndoshja e tepërt;

28. ai banon në qytete të shkretuara, në shtëpi të pabanuara që do të katandisen në grumbuj gërmadhash.

29. Ai nuk do të pasurohet dhe fati i tij nuk ka për të vazhduar, as edhe pasuria e tij nuk do të shtohet mbi tokë.

30. Nuk do të arrijë të çlirohet nga terri, flaka do të thajë lastarët e tij, dhe do të çohet larg nga fryma e gojës së tij.

31. Të mos mbështetet te kotësia; duke gënjyer veten, sepse kotësia ka për të qenë shpërblimi i tij.

32. Do të kryhet para kohe, dhe degët e tij nuk do të gjelbërojnë më.

33. Do të jetë si një hardhi nga e cila merret rrushi ende i papjekur, si ulliri nga i cili shkundet lulja.

34. Sepse familja e hipokritëve do të jetë shterpë dhe zjarri do të përpijë çadrat e njeriut të korruptuar.

35. Ata sajojnë paudhësinë dhe shkaktojnë shkatërrimin; në gjirin e tyre bluhet mashtrimi.

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 15