Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 15:1-10 Bibla Shqip (ALBB)

1. Atëherë Elifazi nga Temani u përgjigj dhe tha:

2. "Një njeri i urtë a përgjigjet vallë me njohuri të kota, dhe a mbushet me erëra lindore?

3. Diskuton vallë me ligjërata boshe dhe me fjalë që nuk shërbejnë për asgjë?

4. Po, ti heq mëshirën dhe eliminon lutjen përpara Perëndisë.

5. Sepse prapësia jote t'i sugjeron fjalët dhe ti po zgjedh gjuhën e dinakëve.

6. Jo unë, por vetë goja jote të dënon, dhe vetë buzët e tua dëshmojnë kundër teje.

7. A je ti vallë i pari njeri që ka lindur apo je formuar përpara kodrave?

8. A e ke dëgjuar ti këshillën sekrete të Perëndisë apo vetëm ti zotëruake diturinë?

9. Çfarë di ti që ne nuk e dimë, ose çfarë kupton ti që nuk e kuptojmë edhe ne?

10. Midis nesh ka njerëz flokëbardhë dhe pleq më të thinjur se ati yt.

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 15