Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 14:14-22 Bibla Shqip (ALBB)

14. Në qoftë se njeriu vdes, a mund të kthehet përsëri në jetë? Do të prisja çdo ditë të shërbimit tim të rëndë, derisa të arrinte ora e ndryshimit tim.

15. Do të më thërrisje dhe unë do të të përgjigjesha; ti do të kishe një dëshirë të madhe për veprën e duarve të tua.

16. Atëherë ti do të më numëroje hapat, por nuk do të vije re mëkatet e mia;

17. do ta vulosje në një thes mëkatin tim dhe do ta mbuloje fajin tim.

18. Por ashtu si një mal rrëzohet dhe thërrmohet, ashtu si një shkëmb luan nga vendi i tij,

19. ashtu si ujërat gërryejnë gurët dhe vërshimet marrin me vete dheun, kështu ti shkatërron shpresën e njeriut.

20. Ti e vë përfund përgjithnjë, dhe ai shkon; ti ia prish fytyrën dhe e dëbon.

21. Në rast se bijtë e tij janë të nderuar, ai nuk e di; po të jenë të përbuzur, ai nuk e vë re.

22. Ai ndjen vetëm dhembjen e madhe të mishit të tij dhe pikëllohet për veten e tij.

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 14