Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 13:24-28 Bibla Shqip (ALBB)

24. Pse më fsheh fytyrën tënde dhe më konsideron si armikun tënd?

25. Mos do vallë të trembësh një gjethe të shtyrë sa andej dhe këndej dhe të ndjekësh ca kashtë të thatë?

26. Pse shkruan kundër meje gjëra të hidhura dhe bën që të rëndojë mbi mua trashëgimia e fajeve të rinisë sime?

27. Ti i vë këmbët e mia në pranga dhe këqyr me kujdes rrugët e mia; ti vendos një cak për tabanin e këmbëve të mia,

28. Ndërkaq trupi im po shpërbëhet si një send i kalbur, si një rrobë që e ka grirë mola".

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 13