Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 13:2-17 Bibla Shqip (ALBB)

2. Atë që ju dini e di edhe unë; nuk vij pas jush.

3. Por do të dëshiroja të flas me të Plotfuqishmin, do të më pëlqente të diskutoja me Perëndinë;

4. sepse ju jeni trillues gënjeshtrash, jeni të gjithë mjekë pa asnjë vlerë.

5. Oh, sikur të heshtnit fare, kjo do të ishte dituria juaj.

6. Dëgjoni tani mbrojtjen time dhe vini re deklaratat e buzëve të mia.

7. A doni vallë të flisni në mënyrë të mbrapshtë në mbrojtje të Perëndisë dhe të flisni në favor të tij me mashtrime?

8. A doni të përdorni anësi me të ose të mbroni një kauzë të Perëndisë?

9. Do të ishte më mirë për ju që ai t'ju hetonte, apo talleni me të ashtu si talleni me një njeri?

10. Me siguri ai do t'ju qortojë, në rast se fshehurazi veproni me anësi.

11. Madhëria e tij vallë a nuk do t'ju kallë frikë dhe tmerri i tij a nuk do të bjerë mbi ju?

12. Thëniet tuaja moralizuese janë proverba prej hiri, argumentet tuaja më të mira nuk janë veçse argumente prej argjila.

13. Heshtni dhe më lini mua të flas, pastaj le të më ndodhë çfarë të dojë.

14. Pse duhet ta mbaj mishin tim me dhëmbët dhe ta vë jetën time në duart e mia?

15. Ja, ai do të më vrasë, nuk kam më shpresë; sidoqoftë, do ta mbroj para tij qëndrimin tim.

16. Ai do të jetë edhe shpëtimi im, sepse një i pabesë nuk do të guxonte të paraqitej para tij.

17. Dëgjoni me vëmendje fjalimin tim dhe deklaratat e mia me veshët tuaj.

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 13