Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 13:10-23 Bibla Shqip (ALBB)

10. Me siguri ai do t'ju qortojë, në rast se fshehurazi veproni me anësi.

11. Madhëria e tij vallë a nuk do t'ju kallë frikë dhe tmerri i tij a nuk do të bjerë mbi ju?

12. Thëniet tuaja moralizuese janë proverba prej hiri, argumentet tuaja më të mira nuk janë veçse argumente prej argjila.

13. Heshtni dhe më lini mua të flas, pastaj le të më ndodhë çfarë të dojë.

14. Pse duhet ta mbaj mishin tim me dhëmbët dhe ta vë jetën time në duart e mia?

15. Ja, ai do të më vrasë, nuk kam më shpresë; sidoqoftë, do ta mbroj para tij qëndrimin tim.

16. Ai do të jetë edhe shpëtimi im, sepse një i pabesë nuk do të guxonte të paraqitej para tij.

17. Dëgjoni me vëmendje fjalimin tim dhe deklaratat e mia me veshët tuaj.

18. Ja, unë e kam përgatitur kauzën time; e di që do të njihem si i drejtë.

19. Kush kërkon, pra, të hahet me mua? Sepse atëherë do të heshtja dhe do të vdisja.

20. Vetëm mos bëj dy gjëra me mua, dhe nuk do t'i fshihem pranisë sate;

21. largoje dorën nga unë dhe tmerri yt të mos më kallë më frikë.

22. Pastaj mund edhe të më thërrasësh edhe unë do të përgjigjem, ose do të flas unë, dhe ti do të përgjigjesh.

23. Sa janë fajet e mia dhe mëkatet e mia? Më bëj të ditur shkeljet e mia dhe mëkatin tim!

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 13