Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 13:1-7 Bibla Shqip (ALBB)

1. "Ja, tërë këtë syri im e pa dhe veshi im e dëgjoi dhe e kuptoi.

2. Atë që ju dini e di edhe unë; nuk vij pas jush.

3. Por do të dëshiroja të flas me të Plotfuqishmin, do të më pëlqente të diskutoja me Perëndinë;

4. sepse ju jeni trillues gënjeshtrash, jeni të gjithë mjekë pa asnjë vlerë.

5. Oh, sikur të heshtnit fare, kjo do të ishte dituria juaj.

6. Dëgjoni tani mbrojtjen time dhe vini re deklaratat e buzëve të mia.

7. A doni vallë të flisni në mënyrë të mbrapshtë në mbrojtje të Perëndisë dhe të flisni në favor të tij me mashtrime?

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 13