Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 11:9-20 Bibla Shqip (ALBB)

9. Madhësia e tyre është më e gjatë se toka dhe më e gjerë se deti.

10. Në rast se Perëndia kalon, burgos dhe nxjerr në gjyq, kush mund t'ia pengojë këtë veprim?

11. Sepse ai i njeh njerëzit e rremë; e sheh padrejtësinë dhe e këqyr.

12. Njeriu i pamend do të bëhet i urtë, kur kërriçi i gomares së egër të bëhet njeri.

13. Në rast se e përgatit zemrën tënde dhe shtrin ndaj saj duart e tua,

14. në rast se largon padrejtësinë që është në duart e tua dhe nuk lejon që çoroditja të zërë vend në çadrat e tua,

15. atëherë do të mund të lartosh ballin tënd pa njollë, do të jesh i patundur dhe nuk do të kesh frikë,

16. sepse do të harrosh hallet e tua, do t'i kujtosh si uji që ka rrjedhur;

17. jeta jote do të jetë më e ndritur se mesdita, edhe errësira për ty do të ishte si mëngjesi.

18. Do të jesh i sigurt sepse ka shpresë; do të shikosh rreth e qark dhe do të pushosh në siguri.

19. Do të biesh të flesh dhe nuk do të ketë njeri që të të trembë dhe shumë persona do të kërkojnë favorin tënd.

20. Por sytë e të pabesëve do të treten; çdo shpëtim do t'u pritet, dhe shpresa e tyre do të jetë grahma e fundit".

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 11