8. Janë më të larta se qielli; çfarë mund të bësh? janë më të thella se Sheoli: çfarë mund të dish?
9. Madhësia e tyre është më e gjatë se toka dhe më e gjerë se deti.
10. Në rast se Perëndia kalon, burgos dhe nxjerr në gjyq, kush mund t'ia pengojë këtë veprim?
11. Sepse ai i njeh njerëzit e rremë; e sheh padrejtësinë dhe e këqyr.
12. Njeriu i pamend do të bëhet i urtë, kur kërriçi i gomares së egër të bëhet njeri.
13. Në rast se e përgatit zemrën tënde dhe shtrin ndaj saj duart e tua,
14. në rast se largon padrejtësinë që është në duart e tua dhe nuk lejon që çoroditja të zërë vend në çadrat e tua,
15. atëherë do të mund të lartosh ballin tënd pa njollë, do të jesh i patundur dhe nuk do të kesh frikë,
16. sepse do të harrosh hallet e tua, do t'i kujtosh si uji që ka rrjedhur;
17. jeta jote do të jetë më e ndritur se mesdita, edhe errësira për ty do të ishte si mëngjesi.