Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 11:3-17 Bibla Shqip (ALBB)

3. Llafet e tua a do t'ua mbyllin gojën njerëzve? Ti do të tallesh dhe asnjë mos të të bëjë me turp?

4. Ti ke thënë: "Doktrina ime është e pastër dhe jam i pakritikueshëm para teje".

5. Por po të donte Perëndia të fliste dhe të hapte gojën e tij kundër teje,

6. për të treguar të fshehtat e diturisë, sepse dituria e vërtetë është e shumëtrajtshme, atëherë do të mësoje se Perëndia harron një pjesë të fajit tënd.

7. A mundesh ti të hulumtosh thellësitë e Perëndisë? A mund të depërtosh në përsosmërinë e të Plotfuqishmit?

8. Janë më të larta se qielli; çfarë mund të bësh? janë më të thella se Sheoli: çfarë mund të dish?

9. Madhësia e tyre është më e gjatë se toka dhe më e gjerë se deti.

10. Në rast se Perëndia kalon, burgos dhe nxjerr në gjyq, kush mund t'ia pengojë këtë veprim?

11. Sepse ai i njeh njerëzit e rremë; e sheh padrejtësinë dhe e këqyr.

12. Njeriu i pamend do të bëhet i urtë, kur kërriçi i gomares së egër të bëhet njeri.

13. Në rast se e përgatit zemrën tënde dhe shtrin ndaj saj duart e tua,

14. në rast se largon padrejtësinë që është në duart e tua dhe nuk lejon që çoroditja të zërë vend në çadrat e tua,

15. atëherë do të mund të lartosh ballin tënd pa njollë, do të jesh i patundur dhe nuk do të kesh frikë,

16. sepse do të harrosh hallet e tua, do t'i kujtosh si uji që ka rrjedhur;

17. jeta jote do të jetë më e ndritur se mesdita, edhe errësira për ty do të ishte si mëngjesi.

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 11