Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 11:1-8 Bibla Shqip (ALBB)

1. Atëherë Zofari nga Naamathi u përgjigj dhe tha:

2. "Një mori e tillë fjalësh a do të mbetet pa përgjigje? A duhet të ketë të drejtë një njeri fjalëshumë?

3. Llafet e tua a do t'ua mbyllin gojën njerëzve? Ti do të tallesh dhe asnjë mos të të bëjë me turp?

4. Ti ke thënë: "Doktrina ime është e pastër dhe jam i pakritikueshëm para teje".

5. Por po të donte Perëndia të fliste dhe të hapte gojën e tij kundër teje,

6. për të treguar të fshehtat e diturisë, sepse dituria e vërtetë është e shumëtrajtshme, atëherë do të mësoje se Perëndia harron një pjesë të fajit tënd.

7. A mundesh ti të hulumtosh thellësitë e Perëndisë? A mund të depërtosh në përsosmërinë e të Plotfuqishmit?

8. Janë më të larta se qielli; çfarë mund të bësh? janë më të thella se Sheoli: çfarë mund të dish?

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 11