Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 10:17-22 Bibla Shqip (ALBB)

17. Ti i përtërin dëshmitarët kundër meje, e shton zemërimin tënd kundër meje dhe trupa gjithnjë të reja më sulmojnë.

18. Pse, pra, më nxore nga barku? Të kisha vdekur, pa më parë sy njeriu!

19. Do të kisha qenë sikur të mos kisha ekzistuar kurrë, i mbartur nga barku në varr.

20. A nuk janë vallë të pakta ditët e mia? Jepi fund, pra, lërmë të qetë që të mund ta mbledh pak veten;

21. para se të shkoj për të mos u kthyer më, drejt vendit të errësirës dhe të hijes së vdekjes,

22. të vendit të territ dhe të errësirës së madhe të hijes së vdekjes, ku ka vetëm pështjellim, ku madje edhe drita është si errësira".

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 10