Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jeremia 5:8-18 Bibla Shqip (ALBB)

8. Janë si hamshorë të ushqyer mirë dhe tërë afsh në mëngjes; secili hingëllin prapa gruas së fqinjit të tij.

9. A nuk do t'i dënoj unë për këto gjëra?", thotë Zoti, "dhe nuk do të hakmerrem unë me një komb të tillë?

10. Ngjituni mbi muret dhe shkatërroni, por mos kryeni një shkatërrim të plotë; krasitni degët e tyre, sepse nuk janë të Zotit.

11. Sepse shtëpia e Izraelit dhe shtëpia e Judës kanë vepruar në mënyrë të pabesë me mua", thotë Zoti.

12. Kanë mohuar Zotin dhe kanë thënë: "Nuk është ai. Asnjë e keqe nuk do të bjerë mbi ne; nuk do të shohim as shpatën as urinë.

13. Profetët nuk janë veçse ajër dhe tek ata nuk është fjala e Zotit. T'u bëhet atyre ajo që ata thonë për ne!".

14. Prandaj kështu thotë Zoti, Perëndia i ushtrive: "Duke qenë se keni folur në këtë mënyrë, unë do t'i bëj fjalët e mia si zjarr në gojën tënde, dhe këtë popull si dru, që ai do të përpijë.

15. Ja, unë do të sjell kundër jush një komb nga larg, o shtëpi e Izraelit", thotë Zoti. "Është një komb trim, një komb i vjetër, një komb të cilit nuk i njeh gjuhën dhe nuk i kupton fjalët.

16. Kukurja e tij është si një varr i hapur; janë të gjithë njerëz trima.

17. Ai do të gllabërojë të korrat e tua dhe bukën tënde, do të gëlltisë bijtë e tu dhe bijat e tua, do të gëlltisë kopetë e tua dhe bagëtinë tënde të trashë, do të gëlltisë vreshtat e tua dhe fiqtë e tu; do të shkatërrojë me shpatë qytetet e tua të fortifikuara te të cilët ke besim.

18. Por edhe në ato ditë", thotë Zoti, "nuk do të të shkatërroj plotësisht.

Lexoni kapitullin e plotë Jeremia 5