Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jeremia 5:20-27 Bibla Shqip (ALBB)

20. Lajmëroni për këtë shtëpinë e Jakobit dhe shpalleni në Judë, duke thënë:

21. Dëgjoni tani këtë, o popull pa mend dhe pa zemër, që ka sy, por nuk shikon, që ka veshë, por nuk dëgjon.

22. Nuk do të keni frikë prej meje?", thotë Zoti, "nuk do të dridheni para meje që kam vënë rërën si kufi të detit, si një statut të përjetshëm që nuk do të kapërcejë kurrë? Valët e tij ngrihen por nuk fitojnë, bëjnë zhurmë, por nuk e kapërcejnë.

23. Por ky popull ka një zemër kryeneçe dhe rebele; kthehen prapa dhe ikin.

24. Nuk thonë në zemër të tyre: "Kemi frikë nga Zoti, Perëndia ynë, që na jep shiun në kohën e duhur, i pari dhe i fundit shi, që mban për ne javët e caktuara për korrje".

25. Paudhësitë tuaja i kanë përmbysur këto gjëra dhe mëkatet tuaja mbajnë larg jush begatinë.

26. Sepse midis popullit tim ka njerëz të këqij që përgjojnë si gjuetarët e zogjve në pritë; ata vënë leqe dhe kapin njerëz.

27. Ashtu si një kafaz është plot me zogj, kështu shtëpitë e tyre janë plot mashtrim; prandaj bëhen të mëdhenj dhe pasurohen.

Lexoni kapitullin e plotë Jeremia 5