Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jeremia 38:16-21 Bibla Shqip (ALBB)

16. Kështu mbreti Sedekia iu betua fshehurazi Jeremias, duke thënë: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, që na ka dhënë këtë jetë, nuk do të bëj të vdesësh dhe nuk do të dorëzoj në dorën e këtyre njerëzve që kërkojnë jetën tënde".

17. Atëherë Jeremia i tha Sedekias: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Në rast se u dorëzohesh princave të mbretit të Babilonisë, do të shpëtosh jetën tënde; ky qytet nuk do të digjet dhe ti do të jetosh me shtëpinë tënde;

18. por në rast se nuk do t'u dorëzohesh princave të mbretit të Babilonisë, ky qytet do t'u lihet në dorë kaldeasve që do t'i vënë flakën, dhe ti nuk do të shpëtosh nga duart e tyre".

19. Mbreti Sedekia i tha Jeremias: "Kam frikë nga judenjtë që kaluan nga ana e kaldeasve, kam frikë se mos më japin në duart e tyre dhe të më keqtrajtojnë".

20. Por Jeremia iu përgjigj: "Nuk do të të dorëzojnë në duart e tyre. Oh, dëgjo zërin e Zotit në atë që të them; kështu do të të ecë mbarë dhe do të jetosh.

21. Por në rast se ti refuzon të dalësh, kjo është ajo që Zoti më ka treguar:

Lexoni kapitullin e plotë Jeremia 38