Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jeremia 30:1-8 Bibla Shqip (ALBB)

1. Fjala që iu drejtua Jeremias nga ana e Zotit, duke thënë:

2. "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Shkruaj në një libër tërë fjalët që të kam thënë.

3. Sepse ja, ditët po vijnë, thotë Zoti, gjatë të cilave do të kthej nga robëria popullin tim të Izraelit dhe të Judës, dhe do t'i kthej në vendin që u dhashë etërve të tyre, dhe ata do ta zotërojnë".

4. Këto janë fjalët që Zoti shqiptoi për Izraelin dhe Judën:

5. "Kështu thotë Zoti: Ne kemi dëgjuar një britmë tmerri, frike dhe jo paqeje.

6. Informohuni dhe shikoni në se një mashkull mund të lindë. Pse, pra, i shoh të gjithë meshkujt me duart mbi ijët e tyre ashtu si një grua që është duke lindur? Pse tërë fytyrat janë bërë të zbehta?

7. Medet, sepse ajo ditë është e madhe; nuk pati kurrë ndonjë të ngjashme me të; do të jetë një kohë ankthi për Jakobin, por ai do të shpëtojë prej tij.

8. Atë ditë do të ndodhë", thotë Zoti i ushtrive, "që unë do të thyej zgjedhën e tij nga qafa jote dhe do t'i këpus verigat e tua; të huajt nuk do të të bëjnë më skllav të tyre.

Lexoni kapitullin e plotë Jeremia 30