Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jeremia 23:25-40 Bibla Shqip (ALBB)

25. "Kam dëgjuar atë që thonë profetët që profetizojnë gënjeshtra në emrin tim, duke thënë: "Pashë një ëndërr, pashë një ëndërr!".

26. Deri kur do të vazhdojë kjo në zemrën e këtyre profetëve që profetizojnë gënjeshtra dhe profetizojnë mashtrimin e zemrës së tyre?

27. Ata mendojnë që populli im do të harrojë emrin tim me ëndrrat e tyre që i tregojnë njëri-tjetrit, ashtu si etërit e tyre harruan emrin tim për Baalin.

28. Profeti që pa një ëndërr le ta tregojë ëndrrën, por ai që ka fjalën time le ta kallëzojë atë me besnikëri. Ç'punë ka kashta me grurin?", thotë Zoti.

29. "A nuk është fjala ime si zjarri?", thotë Zoti, "dhe si një çekiç që thyen gurin?

30. Prandaj ja", thotë Zoti, "unë jam kundër profetëve që i vjedhin njëri-tjetrit fjalët e mia.

31. Ja", thotë Zoti, "unë jam kundër profetëve që përdorin gjuhën e tyre dhe thonë: "Ai thotë".

32. Ja, unë jam kundër atyre që profetizojnë ëndrra të rreme", thotë Zoti, "dhe ia tregojnë popullit tim dhe e prishin atë me gënjeshtrat dhe me mburrësitë e tyre, megjithëse unë nuk i kam dërguar dhe as nuk u kam dhënë ndonjë urdhër; prandaj nuk do të jenë aspak të vlefshëm për këtë popull", thotë Zoti.

33. Në qoftë se ndërkaq ky popull ose një profet a një prift do të të pyesë, duke thënë: "Cili është orakulli i Zotit?", ti do t'u përgjigjesh atyre: Cilin orakull? Unë do t'ju hedh poshtë", thotë Zoti.

34. "Sa për profetin, priftin o popullin që do të thotë: "Orakulli i Zotit", unë do ta dënoj atë person dhe shtëpinë e tij.

35. Kështu do t'i thoni secili fqinjit të vet secili vëllait të vet: "Çfarë përgjigje ka dhënë Zoti?" dhe "Çfarë ka thënë Zoti?".

36. Por orakullin e Zotit nuk do ta përmendni më, sepse fjala e secilit do të jetë orakulli i tij, sepse keni shtrembëruar fjalët e Perëndisë të gjallë, Zoti i ushtrive, Perëndia ynë.

37. Kështu do t'i thuash profetit: "Çfarë përgjigje të dha Zoti?" dhe "Çfarë ka thënë Zoti?".

38. Por në rast se thoni akoma: "Orakulli i Zotit", atëherë kështu thotë Zoti: Me qenë se thoni këtë fjalë: "Orakulli i Zotit", megjithëse unë ju kisha dërguar fjalë: Mos thoni më "Orakulli i Zotit",

39. ja, unë do t'ju harroj plotësisht dhe do t'ju hedh larg fytyrës sime, ju dhe qytetin që ju kisha dhënë juve dhe etërve tuaj,

40. dhe do t'ju mbuloj me një turp të përjetshëm, që nuk do të harrohet kurrë".

Lexoni kapitullin e plotë Jeremia 23