Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jeremia 18:14-21 Bibla Shqip (ALBB)

14. A do të zhduket vallë bora e Libanit nga shkëmbinjtë që lartohen përmbi vendin? Ose a do të thahen vallë ujërat e rrjedhshëm të ftohta të një toke të huaj?

15. Megjithatë populli im më ka harruar; u djegin temjan idhujve të kotë, që i kanë bërë të pengohen në rrugët e tyre, në shtigjet e lashta, për të ecur në rrugët dytësore dhe jo në rrugën kryesore,

16. duke e bërë vendin e tyre një shkatërrim, një objekt talljeje të vazhdueshme; kështu që tërë ata që do të kalojnë andej do të mbeten të habitur dhe do të tundin kokën.

17. Unë do t'i shpërndaj përpara armikut ashtu si vepron era e lindjes. Ditën e mjerimit të tyre do t'u tregoj kurrizin dhe jo fytyrën".

18. Pastaj ata thanë: "Ejani dhe të kurdisim komplote kundër Jeremias, sepse ligji nuk do t'i mungojë priftit as këshilla të urtit dhe as fjala profetit. Ejani, ta godasim me gjuhën dhe të mos i kushtojmë kujdes asnjërës prej fjalëve të tij".

19. Kushtomë kujdes, o Zot, dhe dëgjo zërin e atyre që grinden me mua.

20. A shpërblehet vallë e mira me të keqen? Sepse ata i kanë hapur një gropë jetës sime. Kujto se jam paraqitur para teje për të folur në favor të tyre dhe për të larguar prej tyre zemërimin tënd.

21. Prandaj braktisi urisë bijtë e tyre dhe jepi në pushtetin e shpatës; gratë e tyre mbetshin pa fëmijë dhe të veja, burrat e tyre u plagosshin për vdekje; të rinjtë e tyre u vrafshin nga shpata në betejë.

Lexoni kapitullin e plotë Jeremia 18