Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jeremia 18:12-20 Bibla Shqip (ALBB)

12. Por ata thonë: "Është e kotë; ne duam të ecim duke ndjekur mendimet tona dhe dëshirojmë të veprojmë sipas kryeneçësisë së zemrës sonë të keqe.

13. Prandaj kështu thotë Zoti: "Pyesni, pra, midis kombeve kush ka dëgjuar gjëra të tilla. Virgjëresha e Izraelit ka bërë një gjë të llahtarshme.

14. A do të zhduket vallë bora e Libanit nga shkëmbinjtë që lartohen përmbi vendin? Ose a do të thahen vallë ujërat e rrjedhshëm të ftohta të një toke të huaj?

15. Megjithatë populli im më ka harruar; u djegin temjan idhujve të kotë, që i kanë bërë të pengohen në rrugët e tyre, në shtigjet e lashta, për të ecur në rrugët dytësore dhe jo në rrugën kryesore,

16. duke e bërë vendin e tyre një shkatërrim, një objekt talljeje të vazhdueshme; kështu që tërë ata që do të kalojnë andej do të mbeten të habitur dhe do të tundin kokën.

17. Unë do t'i shpërndaj përpara armikut ashtu si vepron era e lindjes. Ditën e mjerimit të tyre do t'u tregoj kurrizin dhe jo fytyrën".

18. Pastaj ata thanë: "Ejani dhe të kurdisim komplote kundër Jeremias, sepse ligji nuk do t'i mungojë priftit as këshilla të urtit dhe as fjala profetit. Ejani, ta godasim me gjuhën dhe të mos i kushtojmë kujdes asnjërës prej fjalëve të tij".

19. Kushtomë kujdes, o Zot, dhe dëgjo zërin e atyre që grinden me mua.

20. A shpërblehet vallë e mira me të keqen? Sepse ata i kanë hapur një gropë jetës sime. Kujto se jam paraqitur para teje për të folur në favor të tyre dhe për të larguar prej tyre zemërimin tënd.

Lexoni kapitullin e plotë Jeremia 18