Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jeremia 13:2-10 Bibla Shqip (ALBB)

2. Kështu unë bleva brezin, sipas fjalëve të Zotit dhe e vura mbi ijët e mia.

3. Pastaj fjala e Zotit m'u drejtua për herë të dytë, duke thënë:

4. "Merr brezin që ke blerë dhe që e ke mbi ijët e tua, çohu, shko në drejtim të Eufratit dhe aty fshihe në të çarën e një shkëmbi".

5. Unë shkova dhe e fsheha pranë Eufratit, ashtu si më kishte porositur Zoti.

6. Mbas shumë ditësh ndodhi që Zoti më tha: "Çohu, shko në drejtim të Eufratit dhe merr aty brezin që të kisha urdhëruar të fshihje".

7. Unë shkova në drejtim të Eufratit, gërmova dhe mora brezin nga vendi ku e kisha fshehur. Por brezi ishte kalbur dhe nuk vlente më për asgjë.

8. Atëherë Zoti më drejtoi fjalën, duke thënë:

9. "Kështu thotë Zoti: "Në këtë mënyrë unë do të shkatërroj kryelartësinë e Judës dhe kryelartësinë e madhe të Jeruzalemit.

10. Ky popull i keq, që nuk pranon të dëgjojë fjalët e mia, që ecën kryelartë sipas zemrës së tij dhe u shkon pas perëndive të tjera për tu shërbyer dhe për të rënë përmbys para tyre, do të bëhet si ky brez që nuk vlen më për asgjë.

Lexoni kapitullin e plotë Jeremia 13