Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jeremia 10:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Dëgjoni fjalën që Zoti po ju drejton, o shtëpia e Izraelit.

2. Kështu thotë Zoti: "Mos mësoni të ndiqni rrugën e kombeve dhe mos kini frikë nga shenjat e qiellit, sepse janë kombet që kanë frikë prej tyre.

3. Sepse zakonet e popujve janë kotësi: sepse është si dikush që pret një dru në pyll, puna e duarve të një punëtori me sëpatë.

4. E zbukurojnë me argjend dhe me ar, e fiksojnë me gozhda dhe çekiçë që të mos lëvizë nga vendi.

Lexoni kapitullin e plotë Jeremia 10