Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Isaia 63:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Kush është ai që vjen nga Edomi, nga Botsrahu, me rrobat e ngjyrosura me bojë të kuqe flakë? Ky, i veshur shkëlqyeshëm, që ecën në madhështinë e forcës së tij? "Jam unë që flas me drejtësi dhe jam i fuqishëm për të shpëtuar".

2. Pse veshja jote është e kuqe dhe rrobat e tua si ata që shtrydhin rrushin në gaviç?

3. "Gaviçin e shtypa vetëm dhe asnjë nga popujt nuk ishte me mua. I shtypa në zemërimin tim dhe i shkela në tërbimin tim. Gjaku i tyre spërkati rrobat e mia dhe njollosa tërë veshjet e mia.

4. Sepse dita e hakmarrjes ishte në zemrën time dhe viti i çlirimit tim ka ardhur.

Lexoni kapitullin e plotë Isaia 63