Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Isaia 57:14-21 Bibla Shqip (ALBB)

14. Dhe do të thuhet: "Sheshoni, sheshoni, shtroni rrugën, hiqni pengesat nga rruga e popullit tim!".

15. Sepse kështu thotë i Larti dhe i Madhërishmi që banon përjetësinë dhe emri i të cilit është i "Shenjti": "Unë banoj në vendin e lartë dhe të shenjtë dhe bashkë me atë që është i penduar dhe i përulur nga fryma, për të ngjallur frymën e të përulurve, për të ngjallur frymën e të penduarve.

16. Sepse unë nuk dua të kundërshtoj gjithnjë dhe as të jem i zemëruar përjetë, përndryshe para meje do të ligështoheshin fryma dhe shpirtrat që kam bërë.

17. Për shkak të paudhësisë së lakmisë së tij u zemërova dhe e godita; u fsheha, u indinjova, por ai u largua duke ndjekur rrugën e zemrës së tij.

18. I pashë rrugët e tij, por unë do ta shëroj, do ta udhëheq dhe do t'i jap përsëri ngushëllimet e mia atij dhe të tijve që janë të pikëlluar.

19. Unë krijoj frytin e buzëve. Paqe, paqe atij që është larg dhe atij që është afër", thotë Zoti. "Unë do ta shëroj".

20. Por të pabesët janë si deti i trazuar, që nuk mund të qetësohet dhe ujërat e të cilit vjellin llucë dhe baltë.

21. "Nuk ka paqe për të pabesët", thotë Perëndia im.

Lexoni kapitullin e plotë Isaia 57