Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Isaia 55:11-13 Bibla Shqip (ALBB)

11. Kështu do të jetë fjala ime e dalë nga goja ime; ajo nuk do të më kthehet bosh mua, pa kryer atë që dëshiroj dhe pa realizuar plotësisht atë për të cilën e dërgova.

12. Sepse ju do të niseni me gëzim dhe do t'ju kthejnë në paqe. Malet dhe kodrat do të shpërthejnë në britma gëzimi përpara jush dhe tërë drurët e fushave do të duartrokasin.

13. Në vend të ferrave do të rritet selvia, në vend të hithrave do të rritet mërsina; kjo do të jetë për Zotin një titull lavdie, një shenjë e përjetshme që nuk do të shkatërrohet".

Lexoni kapitullin e plotë Isaia 55