Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Isaia 43:19-28 Bibla Shqip (ALBB)

19. Ja, unë po bëj një gjë të re; ajo do të lëshojë degë; nuk do ta njihni ju? Po, do të hap një rrugë nëpër shkretëtirë, do të bëj që lumenjtë të rrjedhin në vendet e vetmuara.

20. Kafshët e fushave, çakajtë dhe strucët do të më përlëvdojnë, sepse do t'i jap ujë shkretëtirës dhe lumenj vendit të vetmuar për t'i dhënë të pijë popullit tim, të zgjedhurit tim.

21. Populli që kam formuar për vetë do të shpallë lëvdimet e mia.

22. Por ti nuk më ke kërkuar, o Jakob, përkundrazi je lodhur me mua, o Izrael!

23. Nuk më ke sjellë qengjin e holokausteve të tua dhe nuk më ke nderuar me flijimet e tua; nuk të kam detyruar të më shërbesh me oferta ushqimesh, as nuk të kam lodhur duke kërkuar temjan.

24. Nuk më ke blerë me para kanellën dhe nuk më ke ngopur me dhjamin e flijimeve të tua. Përkundrazi më ke rënduar me mëkatet e tua, më ke lodhur me paudhësitë e tua.

25. Unë, pikërisht unë, jam ai që për hir të vetvetes fshij shkeljet e tua dhe nuk do t'i mbaj mend mëkatet e tua.

26. Bëj që të kujtohem, ta diskutojmë bashkë këtë rast, fol, ti vetë për t'u justifikuar.

27. Ati yt i parë ka mëkatuar dhe mësuesit e tu kanë ngritur krye kundër meje.

28. Prandaj kam ndotur krerët e shenjtërores, kam vendosur shfarosjen e Jakobit dhe turpërimin Izraelit".

Lexoni kapitullin e plotë Isaia 43