Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Isaia 43:13-18 Bibla Shqip (ALBB)

13. Para fillimit të kohës unë jam gjithnjë po ai dhe askush nuk mund të çlirojë njeri nga dora ime; kur unë veproj, kush mund të më pengojë?".

14. Kështu thotë Zoti, Çliruesi juaj, i Shenjti i Izraelit: "Për hirin tuaj unë po dërgoj dikë kundër Babilonisë, dhe do të bëj që të ikin të gjithë; kështu kaldeasit do të ikin me anije duke bërtitur nga dhembja.

15. Unë jam Zoti, i Shenjti juaj, krijuesi i Izraelit, mbreti juaj".

16. Kështu thotë Zoti që hapi një rrugë në det dhe një shteg midis ujërave të fuqishme,

17. që nxori qerre, kuaj dhe një ushtri të fuqishme; ata dergjen të gjithë së bashku dhe nuk do të ngrihen më; janë asgjësuar dhe janë shuar si një kandil.

18. "Mos kujtoni më gjërat e kaluara, mos shqyrtoni më gjërat e lashta.

Lexoni kapitullin e plotë Isaia 43