Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Isaia 34:12-17 Bibla Shqip (ALBB)

12. Do t'i thërrasin fisnikët në mbretëri, por nuk do ketë asnjë prej tyre, dhe tërë princat janë katandisur në hiç.

13. Në pallatet e tij do të rriten gjemba, në fortesat e tij hithra dhe carangtha; do të bëhet banesë për çakejtë, një vend i rrethuar për strucët.

14. Kafshët e shkretëtirës do të takohen me kafshët që ulërijnë, cjeptë do të thërrasin njëri-tjetrin; do të vendosen aty edhe kukuvajkat dhe do të gjejnë një vend pushimi.

15. Do të bëjë folenë e vet gjarpri-shigjetë, do të lëshojë aty vezët, do t'i çelë dhe do t'i mbledhë në hijen e tij të vegjlit e vet, aty do të mblidhen edhe hutat, secili me shokun e vet.

16. Kërkoni në librin e Zotit dhe lexoni: asnjë prej tyre nuk do të mungojë, askujt nuk do t'i mungojë shoku i vet, sepse e ka urdhëruar goja e tij dhe e ka mbledhur Fryma e tij.

17. Ai vetë e ka hedhur shortin për ta, dhe dora e tij e ka ndarë midis tyre me vijën e matjes; do ta zotërojnë përgjithnjë; do të banojnë aty brez pas brezi.

Lexoni kapitullin e plotë Isaia 34