Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Isaia 30:1-11 Bibla Shqip (ALBB)

1. "Mjerë bijtë rebelë, thotë Zoti, që bëjnë projekte që nuk vijnë nga unë, që lidhin aleanca, por pa Frymën time, për të grumbulluar mëkate mbi mëkate;

2. që shkojnë poshtë në Egjipt pa konsultuar më parë gojën time, për t'u përforcuar në forcën e Faraonit dhe për të kërkuar strehë në hijen e Egjiptit!

3. Por forca e Faraonit do të jetë turpi juaj dhe streha në hije të Egjiptit fatkeqësia juaj.

4. Sepse princat e tij kanë shkuar në Tsoan dhe ambasadorët e tij kanë arritur në Hanes.

5. Por do të turpërohen të gjithë nga një popull që nuk do t'u hyjë fare në punë, që nuk do t'iu japë asnjë ndihmë o përfitim, por vetëm turp dhe poshtërim.

6. Një profeci kundër kafshëve të Negevit: nëpërmjet një vendi të mjeruar dhe plot ankthe, prej të cilit vijnë luanesha dhe luani, nepërka dhe gjarpri i zjarrtë që fluturon, ata mbartin pasuritë e tyre mbi kurrizin e gomarëve dhe thesaret e tyre mbi kurrizin e deveve një populli prej të cilit nuk kanë për të përfituar asgjë.

7. Sepse ndihma e Egjiptit është e kotë dhe e padobishme, prandaj unë e quaj: "Rahab-Hem-Shebeth".

8. Tani eja, shkruaje këtë mbi një rrasë të vogël dhe shkruaje në një libër, që të mbetet për ditët e ardhshme, përgjithnjë, përjetë.

9. Sepse ky është një popull rebel, janë bij gënjeshtarë, bij që nuk duan të dëgjojnë ligjin e Zotit,

10. që u thonë shikuesve: "Mos kini vegime", dhe profetëve: "Mos na profetizoni gjëra të vërteta, na tregoni gjëra të këndshme, na profetizoni gjëra mashtruese.

11. Dilni jashtë rruge, braktisni shtegun e drejtë, largoni nga sytë tona të Shenjtin e Izraelit!"".

Lexoni kapitullin e plotë Isaia 30