Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Isaia 3:17-26 Bibla Shqip (ALBB)

17. Zoti do të godasë me zgjebe majën e kokës së vajzave të Sionit dhe Zoti do të nxjerrë në shesh turpet e tyre".

18. Atë ditë Zoti do të heqë stolinë e unazave të kyçeve të këmbës, diejt e vegjël dhe hënëzat,

19. vathët, byzylykët dhe vellot,

20. çallmat, zinxhirët e vegjël te këmbët, rripat e brezit, enët e parfumeve dhe hajmalitë,

21. unazat, xhevahiret për hundë,

22. rrobat për festë, mantelet e vogla, shallet dhe çantat e vogla,

23. pasqyrat, këmishëzat, kapuçat dhe robëdëshambrët.

24. Dhe do të ndodhë që në vend të parfumit të ketë kalbësira, në vend të brezit një litar, në vend të kaçurrelave shogësi, në vend të një veshjeje të kushtueshme një thes i ngushtë, një damkë zjarri në vend të bukurisë.

25. Njerëzit e tu do të bien nga shpata, dhe trimat e tu në betejë.

26. Portat e saj do të vajtojnë dhe do të mbajnë zi; e dëshpëruar ajo do të ulet për tokë.

Lexoni kapitullin e plotë Isaia 3